Mbrojtësi i Vllaznisë Dan Ignat përfundimisht i ka dhënë lamtumirën ekipit kuqeblu. Mbrojtësi nga Rumania i cili shumë shpejt u kthye në një pikë të fortë për shkodranët tashmë s’do të jetë më pjesë e Vllaznisë.

Ignat pas pushimeve të fundvitit u largua drejt vendit të tij në Rumani. Ndërsa klubi e priste për t’u rikthyer nuk e bëri një gjë të tillë duke kërkuar kështu që të largohet nga Vllaznia.

Prej disa kohësh rumuni u kthye në një çështje tek shkodranët pasi nuk dihej se çfarë do të ndodhte nëse do të lejohej që të largohej apo jo. Mesa duket klubi Vllaznia dhe mbrojtësi Ignat kanë arritur që të gjejnë një marrëveshje mes tyre për ta lënë të lirë rumunin.

Lojtari në fjalë është parë sot në Shkodër me zyrtar të klubit Vllaznia për të zgjidhur kontratën e tij dhe për të qenë më pas një lojtar i lirë. Në këtë mënyrë shkodranët nuk do të duhet që ta llogarisin më në planet e tyre mbrojtësin rumun i cili shumë shpejt do të gjejë një skuadër tjetër.

Ndërsa Ignat është drejt largimit Vllaznia ende nuk ka bërë përforcime në merkaton e janarit. Trajneri Hasan Lika ka deklaruar më përpara se ekipi natyrshëm që do të ketë nevojë që të ketë prurje të reja kjo me idenë për të qenë gati për vitin e ardhshëm në rast se kuqeblutë dalin në Superligë siç edhe e kanë objektiv të tyrin.

Në fakt është pritur që tek Vllaznia të vijnë lojtarë nga vende të ndryshme por deri më tani nuk shihet ndonjë lëvizje konkrete përveç rikthimit të mesfushorit Arsid Kruja pak ditë më parë.

Janë përfolur disa emra për të qenë pjesë e Vllaznisë. Tashmë deri në përmbylljen e merkatos së janarit kanë mbetur pak ditë dhe kuqeblutë do të duhet që të veprojnë shpejt nëse do të duan që të bëjnë ndonjë përforcim.

Artikulli paraprakSHKODËR, ERA RRËZON DEGËT E PEMËVE
Artikulli tjetërPËRPLASI KËMBËSORIN, ARRESTOHET KRYETARI I PS-SË NË PRRENJAS