Vllaznia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen e parë të kampionatit kuqeblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Korabit në përballjen e luajtur në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Nisja me fitore e kampionatit ngroh edhe trajnerin e Vllaznisë Hasan Lika.
Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë për Kupë në transfertë me Burrelin. Trajneri Lika siguron se kuqeblutë do të luftojnë në dy fronte, Kupë dhe kampionat.

 

Zëvendës trajneri i Korabit Donald Meziu pavarësisht humbjes u shpreh se skuadra e tij bëri një lojë të mirë ndaj Vllaznisë.

Për Vllaznia Hajdari shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë ndërsa Korabi barazoi 1-1 me anë të Murjes në minutën e 66′. Vllaznia fitoren ia dha braziliani Zhunjor në minutën e 73′ duke bërë që shkodranët të marrin 3 pikët e para.