Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Laçin. në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të shoqëruar gjatë gjithë lojës me reshje shiu, ekipet në pjesën e parë bënë shumë gabime duke mos rrezikuar.

Në 45 minutat e dyta Vllaznia është më e rrezikshme dhe krijon disa raste por topat e mbërritur tek Shtubina, Zogaj nuk konkretizohen. në minutën e 61 shkodranët pretendojnë për një penallti por gjyqtari Kridens Meta vazhdon lojën.

Laçi kërkon të shfrytëzojë kundërsulmet por nuk ia del. Vllaznia godet edhe shtyllën e laçianëve duke mos patur edhe fatin me vete. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz tha se ekipi i tij pas barazimit 0-0 humbi dy pikë.

Trajneri i Laçit Armando Cungu u shpreh se ekipi i tij shfaqi një lloj frike në pjesën e dytë duke bërë që Vllaznia të jetë më e rrezikshme. Tekniku Cungu sqaroi edhe deklaratën e tij për futbollistin Hygor në fillim të kampionatit ndërsa braziliani para kësaj ndeshje i ktheu përgjigje.

Vllaznia me këtë barazim mbetet në vendin e 7-të me 27 pikë po aq sa ka Skenderbeu ndërsa Laçi mban vendin e katërt me 29 pikë. Vllaznia do të ketë ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë teksa do të presë sërish Flamurtarin.