“Vllaznisë ndaj Laçit i nevojitet medoemos një fitore dhe asnjë rezultat tjetër nuk është i pranueshëm”.

Kështu shprehet në konferencën për shtyp zëvendëstrajneri Aleksandër Madzar.

“Patjetër që ndaj Laçit është një ndeshje shumë e rëndësishme për Vllazninë. Është e vërtetë që kemi humbur dy herë ndal laçianëve ndaj këtë radhë duhet që të bëjmë më shumë kujdes.

Lojtarët tanë janë në një formë të mirë sportive dhe shpresoj që të japin maksimumin në fushën e lojës. Vllaznia duhet që ta fitojë medoemos këtë ndeshje ndal Laçit ndërsa nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër.

I bëj thirrje tifozëve që në këtë sfidë të rëndësishme që kemi të jenë sa më të shumtë në numër pavarësisht se ekipi nuk ka arritur ato rezultate të larta që ata dëshirojnë”.Mbrojtësi i Vllaznisë Endri Vrapi thotë se ndaj Laçit për kuqeblutë do jetë e treta e vërteta.

Vllaznia luan të shtunën ndaj Laçit në ora 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ku shkodranët kërkojnë një fitore për të qenë sa më larg rrezikut për mbijetesë.

Artikulli paraprakATAK NË ZEMËR, NDAHET NGA JETA ISH-ZV/MINISTRI
Artikulli tjetërGJITHË VENDET QË DO VËZHGOHEN, KU DO VENDOSEN KAMERA SIGURIE