Mbrojtësi Filip Gligorov edhe zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë. Lojtari nga Maqedonia e Veriut është rikthyer në vendin e tij duke firmosur një kontratë me një tjetër ekip shqiptar. Gligorov do të jetë tashmë pjesë e skuadrës së Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe jo pjesë e Vllaznisë. Gligorov e njeh mirë ekipin e Shkupit sepse edhe më përpara ka luajtur atje në sezonin 2016-2017.

Vllaznia ka tentuar për ta mbajtur në radhët e saj lojtarin por mesa duket nuk ka pranuar më që të vijojë të jetë pjesë e këtij ekipi ndërsa një tentativë ka bërë edhe Laçi për ta patur në radhët e saj por Gligorov ka preferuar skuadrën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut duke shtuar kështu numrin e të larguarve në radhët e skuadrës shkodrane bashkë me të huajt e tjerë që pjesa më e madhe nuk do jenë më pjesë e Vllaznisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se Vllaznia është pranë firmosjes me një futbollist. Lojtari që mund të firmosë për sezonin e ardhshëm është sulmuesi Ardit Hoxhaj. Sulmuesi ka luajtuar sezonin që u mbyll me Flamurtarin, ekip që ra në Kategorinë e Parë. Prej disa kohësh drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime me sulmuesin dhe mesa duket tashmë kanë gjetur akordin mes tyre. Nëse vendos të firmos siç pritet Ardit Hoxha bëhet futbollisti i parë që vjen si përforcim tek Vllaznia.

Lojtari është projektuar nga kuqeblutë më shumë për të ardhmen pasi për momentin nuk është se ka treguar një performancë që bie në sy. Tashmë pas ardhjes së trajnerit të ri Thomas Brdariç menjëherë ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës që do të jetë për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në radhët e Vllaznisë përveç lojtarëve që pritet të vijnë për të zëvendësuar të larguarit po punohet edhe për firmosjen me futbollistët aktual që mbyllën sezonin e kaluar në radhët e kuqebluve.

Futbollistë si Shehi, Marku, Lika, Malota, Krymi, Shtubina, Zogaj apo ndonjë tjetër vijojnë bisedimet nëse do të jenë apo jo pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë deklaruar se Vllaznia do të jetë një skuadër që do pretendojë Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË RINJTË KËRKOJNË TË STUDIOJNË JASHTË
Artikulli tjetërEKSTRADOHEN DREJT ITALISË 9 SHQIPTARË, TË KËRKUAR PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE