Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Luftëtarit në ndeshjen që u luajt në stadiumin e Peqinit.

Kuqeblutë edhe pse kërkonin fitoren ndaj një kundërshtari si gjirokastritët, ekipet kanë marrë nga një pikë në këtë përballje. Ndeshja nis më mirë për Luftëtarin. Ekipi gjirokastrit arrin që të realizoj golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Abazaj i cili pasi kalon portierin Agoviç nuk e ka të vështirë të shënojë. Luftëtari ka mundësi që të dyfishojë rezultatin por nuk konkretizon në aksionet sulmuese përpara portës. Vllaznia nga ana e saj zgjodhet dhe është minuta e 23-të kur portieri i Luftëtarit gabon duke humbur një duel në ajër. Topi përfundon tek Shtubina brenda zonës që me portën e boshatisur arrin që të shënojë golin e barazimit. Ky gol nuk e demoralizon Luftëtarin sepse vijon që të sulmojë në kërkim të golit të dytë por pa arritur që të kalojë sërish në epërsi. Pjesa e parë mbyllet në barazpeshë. Në 45 minutat e dyta, ndryshe nga pjesa e parë është Vllaznia që administron më shumë lojën. Në minutën e 53’ shkodranët shkojnë shumë pranë golit por janë të pafat sepse topi ndalet nga shtylla pingule. Kuqeblutë janë më kërkues ndërsa kanë edhe një rast tjetër në minutat e fundit të lojës por portieri i Luftëtarit bën shpëtimtarin. As katër minutat shtesë nuk sjellin asnjë ndryshim sepse ndeshja mbyllet në barazim 1-1. Për Vllazninë ky barazim nuk vlen edhe aq shumë sepse kërkohej fitorja.

Artikulli paraprakPAPA KUNDER DENIMIT ME VDEKJE:NUK NDESHKOHET NJERIU PA SHPRESE
Artikulli tjetërVDES SHQIPTARI NE GREQI,BIE NE KAZANIN E FERMENTIMIT TE RRUSHIT