ka mbërritur në Shkodër dhe më pas ka nisur stërvitjen me ekipin e Vllaznisë mesfushori kosovar Alush Gavazaj. Lojtari që sezonin e kaluar firmosi një kontratë trevjeçare me Tiranën, duket se do të provohet për disa ditë nga ana e stafit teknik të kuqebluve para se të vendoset për fatin e tij.   20-vjeçari ka luajtur si i huazuar edhe te Bylis, ndërkohë që kërkon të nisë një eksperiencë të re te skuadra kuqeblu.

Ende nuk dihet saktësisht sesa do të qëndrojë në provë ky futbollist, megjithatë ajo që mund të thuhet me saktësi është se ai është tashmë prezent në stërvitje. Bashkë me të është afruar edhe një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin 18 vjeçar Lorik Arifaj. Ai ka disa ditë që stërvitet me Vllazninë dhe mund të konsiderohet një element i perspektivës dhe prandaj po mbahet sërish në skuadër dhe nuk përjashtohet mundësia që të firmosë një kontratë afatgjate me kuqeblutë.   Këtë ka paralajmëruar menaxheri i tij. Shkodranët në këtë mënyrë këtë sezon kanë hedhur sytë nga Kosova. Pasi kanë firmosur me mbrojtësin Adnan Haxhaj, janë në kontakte edhe me disa futbollistë të tjerë, firmat e të cilëve mund të vijnë në ditët në vazhdim. Numri i tyre mund të shkojë në katër apo pesë këtë sezon.