Një ditë më par është bashkuar në stërvitje me ekipin e Vllaznisë edhe sulmuesi nigerian Eziamaka Collins Ikenna. Lojtari kishte firmosur në fund të muajit gusht me Vllazninë dhe ka vonuar të bashkohet me ekipin në stërvitje për shkak të procedurës së marrjes të vizës.

Atij i është dashur të shkojë deri në Kajro të Egjiptit për ta marrë atë dhe me të kryer këtë procedurë, është nisur drejt Shqipërisë.

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit paraditen e djeshme dhe ndonëse i lodhur nga rrugëtimi i gjatë, ka shprehur dëshirën të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Lika. Për rrjedhojë ka qenë i pranishëm në seancën e pasdites së djeshme duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë me ekipin.

Eziamaka ka kombësi nigeriane, është i datëlindjes 31 tetor 1997 dhe luan në sulm. Në këtë mënyrë, tashmë përveç brazilianit Zhunior dhe Pusit, stafi teknik i ekipit do të ketë edhe një alternativë më shumë për repartin ofensiv.

KF Vllaznia i uroi mirëseardhjen Eziamaka Collins Ikenna dhe klubi shpreson që ai të japë më të mirën e tij që skuadra të arrijë objektivin që ka këtë sezon në kategorinë e parë.

Skuadra kuqeblu aktualisht po përgatitet për ndeshjen e radhës që do ketë në fundjavë me ekipin e Erzenit, kundërshtar të cilin trajneri Hasan Lika e ka cilësuar si të vështirë.

Artikulli paraprakKANADAJA LEGALIZON PËRDORIMIN E MARIHUANËS
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN MINISTRI I JASHTËM I GREQISË NIKOS KOTZIAS