KATËR LOJTARË NË PRITJE TË LEJE KALIMEVE
Vllaznia ka mbyllur përfundimisht merkaton me federimet e fundit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi dita e hënë është dita e fundit zyrtare e saj.

Për këtë arsye drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë bërë më dije se kanë federuar lojtarët si Mehmedoviç, Sosa, Aguierre. Ndërkohë që ka ardhur në Shkodër lojtari që aktivizohet me Interin, Boris Ilouga. Ndërkohë që ka mbërritur dhe portiere Gianmarco Campironi. Të gjithë këtyre lojtarëve u është dërguar emri në Federatë për federim, por mbetet çështje procedure dhe mbyllja përfundimtare për shkak se ekipet përkatëse të tyre nuk kanë sjellë akoma në shkodër dokumentin e lejes së kalimit. Pikërisht kjo pjesë e rëndësishme e dokumentave ka bërë që lojtarët e ardhur disa ditë më parë në Shkodër të mos aktivizoheshin dhe në ndeshjen ndaj Teutës. Mëgjithatë ky problem është premtuar se do të mbyllet gjatë ditës së hënë në ditën e fundit të federimeve. Duke u ndalur tek skuadra e Vllaznisë, pas fitores me Teutën mund të thuhet se tashmë starton kampionati. Kjo për shkak se kuqeblutë pas dy javësh kampionat gjenden në kuotën  e 0 pikëve duke shlyer kështu dhe ndëshkimin që ka dhënë Uefa për ekipin  shkodran për mos shlyerjen e detyrimeve. Pasi humben shansin për të shkuar në kuotën 0 me ndeshjen me Kukësin, kuqeblutë ia dolën më së miri në ndeshjen me durrsakët duke treguar se kanë realisht forca për të nxjerrë dhe ndeshje të mira.  Mëgjithatë që nga ndeshja e ardhshme me Tiranën skuadra do të ketë të tjerë lojtarë që pritet të aktivizohen si titullarë dhe të japin kontributin e tyre për Vllazninë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/ck-eVkFzfI0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]