RAINERI DËRGON SKUADRËN PËR RELAKS NË VELIPOJË.
Dikur dhe kjo jo shumë larg por vetëm para katër vitesh tek Vllaznia kur kishte pak ditë përpara fillimit të kampionatit, flitej për objektiva e pretendimet.

Në të gjitha intervistat pyetjet apo shkrimet qoftë në kronikat televizive apo dhe gazetat sportive, flitet për pretendimet, Kupat e Europës e pse jo me merkaton që po realizohej Vllaznia ka hyrë gjithmonë në listën e skuadrave pretendente. Por aktualisht kjo as që mund të thuhet për kampin shkodran, kjo për shkak se kuqeblutë janë në një situatë aspak komode dhe aspak premtuese. Deri tani ekipi hyn me objektiv vetëm për të mbijetuar e kjo duket qartë nga lëvizjet e fundit në merkato. Deri tani janë realizuar vetëm tre blerje të reja, që janë, Vladen Giljen  portier, Rijat Shala mesfushorë dhe Jasmin Rraboshta sulmues. Ndërkohë në provë janë emra si Erion Xhafa, Arlind Ferhati, Ruhan Foniqi dhe Dardan Sadiku të gjithë këto që mbeten në provë. Duke u ndalur tek emrat aktual është mëse e qartë se Vllaznia është shumë larg emrit që ajo ka trasheguar në vite dhe lojtarët të cilët po afrohen nuk mund të cilësohen si goditje në merkato apo përforcime, por vetëm afrime. Ndërkohë nga ana e tjetër trajneri Baldo Raineri ka preferuar që diten e njtë të bëjë një pushim së bashku me skuadrën duke u zhvendosur në plazhin e velipojës. Ndërsa në lidhje me nënshkrimin e kontratave të lojtarëve me kompaninë Gea Sport, procedura akoma nuk ka filluar për shkak se ish-administratori Fatos Gjyrezi akoma nuk e ka dorëzuar detyrën. Kjo bënë që Vllaznia të jetë plosisht e papërgatitur për sezonin e ri, ndonse kanë mbetur dhe pak ditë për të  startuar kampionati. Gjithsesi drejtuesit vijojnë të japing garanci se çdo gjë do të realizohet brënda afatave.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/2-pRWJTFNBI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]