KUQEBLUTË NDËSHKOHEN NGA PENALLTIA NË MINUTËN E FUNDIT. Vllaznia është ndalur pas pesë takimeve duke humbur ndaj Skënderbeut në minutën e fundit të takimit, pas një penalltie të dhënë nga gjyqtari i ndeshjes, Kridens Meta. Skuadra e drejtuar nga Baldo Raineri, teksa i është drejtuar barazimit nuk arriti dot të mbante të  paprekur rrjetën.

Pas ndeshjes, trajneri Baldo Raineri, dukej i pakënaqur me humbjen e pësuar. Në qoftëse do të shikojmë ndeshjen mund të them se në fushën e lojës, nuk kanë qenë dy ekipe që mbajnë vende të ndryshme në klasifikim.  Skëndërbeu më të vërtetë është skuadra e vendeve të parë, por në aspektin e lojës, ne ishim të barabartë. Madje mund të them se tani e kuptoj se si fitohet kampionati në Shqipëri. Nuk është se dua të them se fajet I kishte arbitri, por problemi është se tani e di si fitohet një kampionat. Madje dhe trajneri i kombëtares, Giani de Biassi, nuk erdhi për të përgëzuar ekipin tonë, por vetëm ato të Skënderbeut. Madje unë nuk e di a është trajneri I kombëtares apo i Skënderbeut. Pavarësisht humbjes mund të them se Vllaznia është brenda objektivave të saj. Përveç, apsektit të ndeshjes dhe pakënaqësisë së trajnerit, Raineri, ekipi zhvilloi një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë të takimit. Ndërkohë në të dytën për hirë të së vërtetës korçarët kanë patur shumë raste për shënim duke gabuar disa herë përballë portierit Selimaj që ishte në një ditë shumë të mirë. Gjithsesi, Vllaznia e mbyll më humbje këtë vit, duke mbetur në kuotën e 23 pikëve.