SKUADRËS I DUHET SUKSESI ME APOLONINË E ELBASANIN. Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbijetesen e skuadrës së Vllaznisë në kategorinë superiore.

Ekipi shkodranë, pas fitores me Flamurtarin do të duhet të mbajë ritmin e rezultateve të pakten pozitive. Arysea pse dy ndeshjet e javës së 14-të e të 15-të ka të bëjë me faktin se skuadra do të luajë përballë dy skuadrave që do të luftohet drejtpërdrejtë për mbijetesë. Kështu ndeshja e parë do të jetë në Fier, nsaj skuadrës vendase e cilka në tabelën e klasifikimit është më pranë kuqebluve në renditje, pasi është në kuotën e 8 pikëve, kundrejt 11 që kanë shkodranët. Një humbje do të ishte një vetvrasje për Vllazninë, pasi kërkohet të paktën një barazim që të ruhet diferenca. Ndërkohë një javë më pas, skuadra do të ketë ndoshta përballjen më të vështirë, atë me Elbasanin. Ky i fundit mbetet një ekip për t’u mundur pavarësisht se është në vendin e fundit në klasifikimin e përgjithshëm. Skuadra elbasanase ka zhvilluar javët e fundit ndeshje shumë të mira dhe cilësore. Takimi më i fundit ka qenë më Tiranën, ku me pak fat dhe mund të merrnin një barazim. Elbasani në të gjitha sfidat që ka zhvilluar në stadiumin e tij, ka nxjerrë ndeshje të mira, madje dhe cilësorë. Prandaj për Vllazninë, lind si detyrë rezultatet pozitive ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë të mbijetesës. Pasi në rast dështimit, skuadra do ti drejtohej rënies nga kategoria. Në rast fitoreje në të dy ndeshjet, kuqelbutë pothuajse sigurojnë mbijetesën pasi realizojnë një farë shkëputejeje. Gjithsesi, fitorja me vlonjatët ka rritur optimizmin se ekipi ka forca për të zhvilluar ndeshje të mira e për të arritur në ndeshjet e ardhshme rezultatet pozitive.  

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/y5bH3uKxzpw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]