DREJTUESIT QETËSOJNË GJAKRAT, FALIN LOJTARËT E DËNUAR. Vllaznia do të luajë një transfertë shumë të vështirë ndaj Skendërbeut ditën e shtunë. Pas tre humbjeve radhazi, një ndaj Laçit, e dy ndeshje brënda në “Loro Boriçi” me Partizanin e Mamurrasin, pritet që skuadra të tregojë një tjetër paraqitje.

Drejtuesit aktualë të skuadrës, pas prishjes së kontratës me “Gea Sport”, kanë vendosur të rikthejnë pas çdo vendim që është marrë deri më tani. Kështu për të rritur përformancën e ekipit dhe për të mos patur më penalizime është vendosur që lojtarët e pezullar disa ditë më parë të rikthehen sërish me ekipin.Ndërkohë duke u ndalur tek ndeshja me Skëndërbuen, kuqeblutë do të kenë dy munges, pikërisht Shalën që është I ndëshkuar me kartona të verdhë dhe Mehmedoviç që është i dëmtuar. Ndërkohë pjesa e tjetër e lojtarëve do të jenë plotësisht të gatshëm për trajnerin Baldo Raineri.Përpara kësaj ndeshjeje edhe  drejtuesit kanë dhënë një garanci maksimale për trajnerin Raineri,që të vijojë i qetë punën e tij. Ndeshja me Skënderbeun  skuadra shkodrane pritet të bëjë një tjetër paraqitje në krahasim me ndeshjet e fundit. Duke njohur dhe vështirësinë e kundërshtarit, Vllaznia nuk do të pretendojë për fitore, por dhe një barazim do të jetë mëse i kënaqshëm. Ndaj duhet pritur ndeshja e së shtunës që do të zhvillohet në Korçë për të parë dhe përformancën e rezultatin që do të arrijë Vllaznia. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/e0ZSONRk9mw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE