Vllaznia do të vazhdojë të mbetet në pritje të përforcimeve të tjera për të konsoliduar siç duhet ekipin. Sezoni I rip o afron dhe kuqelbutë nuk janë aspak të gatshëm për të nisur kampionat e jo për ta përvballuar atë nga java në javë. Në provë janë vetëm dy futbollistë që luajnë në repartin e sulmit, Lushtaku e Iviçiç. Ndërkohë trajneri Zmijani e ka theksuar që kërkon të tjera përforcime sidomos në mesfushë dhe në mbrojtje.

Siç mësohet dy lojtarë të repartit të mesfushës janë piketuar tek ekipi i Kukësit. Madje bisedat janë drejt mbylljes, por ermat e tyre mbahen secret për shkak të konkurencës. Ndërkohë që në mbrojtje nuk ka deri asnjë emër që mund të premtojë për një përforcim cilësorë. Gjithsesi tashmë është e garantuar nga drejtuesit se deri në fund të merkatos do të kemi të pakten katër ofrime. Për Vllazninë problemet nuk janë vetëm tek ekipi por dhe tek fusha ku do të zhvillojnë ndeshjet deri sa të përfundojë rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi”. Drejtuesit e Vllaznisë tashmë janë në pritje të një vendimi nga Federata Shqiptare e Futbollit për liçensimin e fushës sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar takimet e supërligës. Brenda kësaj jave pritet të vijnë në Shkodër përfaqësues të federatës për të parë nga afër punimet. Deri tani klubi “Vllaznia” ka rregulluar tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, ka shtuar numrin e vendeve të tifozëve, i ka pajisur ato me karrige plastike, ka rregulluar infrastrukturën për rreth fushës duke qenë kështu të gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve. Tashmë duhet parë se çfarë do të thonë përfaqësuesit e federatës, nëse do ta liçensojnë atë apo jo. Në të kundërt Vllaznia është e detyruar të gjejë një tjetër fushë deri sa të ndërtohet përfundimisht stadiumi “Loro Boriçi”.