SOZA VONOHET SËRISH, BARDULLA ËSHTË BLERJA E PARË .Vllaznia duket se do të jetë në pritje të disa të huajve për të bërë disa përforcime gjatë merkatos së dimrit. Siç bëhet e ditur dhe nga drejtuesit e skuadrës, përveç grupit të lojtarëve që është grumbulluar në Mal të Zi për fazën përgatitore, priten tre lojtarë në provë.

Ato janë nga Uruguaji dhe vetë drejtuesit nuk është se kanë shumë informacion për emrat apo të dhënat e tyre. Bashkimi i tyre me ekipin në Mal të Zi, pritet nga dita në ditë për të parë dhe aftësitë apo nivelin e tyre si futbollistë. Ndërkohë që i vetmi futbollist që nuk është bërë akoma pjesë e skuadrës është Sebastian Soza që po vonon më shumë se sa parashikimet e stafit teknik. Siç raportohet, arysea e vonesës së tij është viza që i duhet lojtarit për të ardhur në Shqipëri. 

Nga ana e tjetër me ekipin kanë udhëtuar 27 futbollistë, një numër ky i madh lojtarësh. Në këtë grumbullim nuk bie në sy asnjë lojtar i lënë jashtë nga trajneri Baldo Raineri, por afrimi  dhe i disa të rinjëve të tjerë për testim më të detajuar. 

Raineri e ka theksuar se askush nuk do të jetë i sigurtë, por nga ana e tjetër ka ardhur dhe firma e parë në këtë merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran, Florind Bardulla i cili ka firmosur një kontratë për dy vite e gjysëm me Vllazninë. Pavarësisht se trajneri deklaroi se akoma nuk e  ka publikuar listën e lojtarëve që dëshiron për pjesën e mbetur të sezonit, Bardulla tashmë do të jetë pjesë e ekipit. Natyrisht ai është rikthyer tek Vllaznia pasi u larguar drejt Teutës së Durrësit në fillim të këtij sezoni, ndërkohë që tashmë është veshur sërish kuqeblu.  

Duke u gjendur përballë kësaj situate, në katër ditë stërvitje, Vllaznia realizon blerjen  e parë, ndërsa pret shumë afrime për provë në ditët e qëndrimit të saj në Mal të Zi.