Tre ish drejtues të Vllaznisë janë dërguar nga prokuroria e Shkodrës për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Në njoftimin e saj prokuroria e përgjithshme bën me dije se kanë përfunduar hetimet për ish administratorët e Vllaznisë Fatos Gjyrezi, Neritan Kalamishi dhe ish-financierin Denis Fani.

Të tre këta shtetas në kohë të ndryshme kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 300 milion lekësh të vjetër.

Në këtë mënyrë prokuroria i ka marrë si të pandehur. Të tre këta shtetas akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim i fondeve publike bashkë me dëmin ekonomik prej 300 milion lekësh të vjetër.

Ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për sportin” duke punësuar më shumë lojtarë se sa numri i lojtarëve të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit

për sezonin përkatës futbollistik si dhe duke trajtuar të gjithë lojtarët si dhe antarët e tjerë të klubit si psh: trajnerët apo mjekët me kontratë shërbimi dhe jo me kontrata pune.

Kjo ka sjellë si pasojë mos pagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në dobi të buxhetit të shtetit. Nga ana e tyre nuk është zbatuar ligji “Për prokurimin publik” si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave

 

“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. Ndër vite dhe vazhdimisht klubi rezulton të ketë blerë sasi të konsiderueshme karburanti, të ketë kontraktuar shoqëri transporti, hotele për fjetje të futbollistëve, apartamente /shtëpi banimi për strehimin e futbollistëve, trajnerëve, mjekëve,

të ketë blerë veshje dhe pajisje të tjera për futbollistët , të ketë lidhur kontrata qeraje për fusha futbolli, ka shtypur/prodhuar biletat e ndeshjeve pa kryer asnjë procedurë prokurimi por duke kontaktuar privatisht me palët e interesuara dhe të njohura personalisht prej tyre.

Për këta tre shtetas ka nisur procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Klubi Vllaznia që nga koha kur administrohet nga bashkia Shkodër që 8 vite më parë është përfshirë në një kaos ekonomik por edhe sportiv duke patur shumë probleme.

Deri më tani për 8 vite vetëm nga buxheti i bashkisë Shkodër janë dhënë rreth 4 miliard lekë të vjetër ndërsa klubi ka edhe 1.4 miliard lekë të vjetër detyrime të pashlyera.

 

Po ashtu një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit por edhe një audit i vetë bashkisë Shkodër nxorën në pah problemet dhe shkeljet e bëra vite me radhë që shkonin edhe në qindra milion lekë, shuma parash shumë më të mëdha se sa ka gjetur prokuroria.

 

Prej kohësh dosja e klubit Vllaznia është në prokurorinë e Shkodrës dhe pas më shumë se 2 vitesh hetime është arritur të merren si të pandehur vetëm dy ish-administratorët Fatos Gjyrezi dhe Neritan Kalamishi

dhe ish financieri Denis Fani duke lënë jashtë këtyre hetimeve persona të tjerë që k

anë drejtuar Vllazninë apo krerët e bashkive të cilët janë ata që realisht marrin vendimet. Patjetër që do të jetë një gjyq që do të zgjas në gjykatën e Shkodrës.