NAVA NJOFTON SE DO TË JETË NË SHKODËR DITËN E MARTË.

Skuadra e Vllaznisë ka mbetur në qiell të hapur duke mos patur asn jë lëvizje dhe asnjë veprim të pakten deri të martën. Kjo është lëvizja e fundit në kampin shkodran, ku mësohet se Roberto nava, presidenti i kompanisë Gea Sport, ka konfirmuar që do të vijë ai vetë në Shkodër, ditën e martë.

Ardhja e zëvëndësit të tij Roberto Grigoletto disa ditë më parë, nuk ka dhënë asnjë fryt, pasi Grabova është larguar sërish. Pavaësisht pretendimeve të Grabovës se është larguar për të miren e Vllaznisë, duket qartë që vetëm i kanë shkaktuar më shumë probleme. Duke lënë menjanë dhe qëndrimet e tij, bëhet me dije që përsoni i vetëm që po komunikon me Roberto Navan, është zëvëndës presidenti ekzekutiv Isuf Isufi, i cili tashmë ka marrë besimin e tij për të nbajtur situatën nën kontroll derisa të vijnë të martën në shkodër. Edhe kjo mënyrë e veprimit e vetë Navës, tregon paqartësi në lëvizjet e tij, pasi pak ditë më parë konfirmonte dhe jepte besim in e plotës e në qoftëse do të largohej Grabova do largohej dhe ai. Por tashmë ka kërkuar që të mos largohet dhe të mbajë sërish administrimin e klubit të futbollit Vllaznia. Tashmë për merkato, blerje e afrime as që mund të flitet tek kuqeblutë pasi asnjë njeri nuk ka të drejtë veprimi. Kështu Vllaznia është e detyruar të presë deri ditën e martë. Nga ana e tjetër trajneri Baldo Raineri vijon stërvitjen me ekipn. Madje ditën e shtunë do të ketë një ndeshje miqësore me ekipin e Besëlidhjes për të parë formën e skuadrës. Vllaznia është më të vërtetë në mëshirë të fatit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/BO3Boihpva8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]