“Ndaj Partizanit nuk kemi rrugë tjetër përveçse fitores” por ama ky takim mund të quhet dramatic për Vllazninë.

Të kuqte kaluan në avantazh që në pjesën e parë të ndeshjes me anë të Asanit në minutën e 32 duke i zhytur edhe më thellë kuqeblutë të cilët që në fillim të takimit dukeshin me më shumë dëshirë për të shënuar në portën kundërshtare.

Edhe pjesa e dytë nuk nis me asnjë ndryshim të dy skuadrat vijojnë me të njëjtin ritëm. Ndërkohë do të ishte minuta e 63 ajo që do të vendoste përfundimisht edhe rezultatin final të kësaj sfide dramatike për Vllazninë.

Për këtë arsye, minutat e mbetura nuk dhurojnë asgjë dhe futbollistët shkodranë pajtohen mesa duket me humbjen dhe po ashtu edhe renien graduale drejt kategorisë së parë.

Por ajo që bëri bujë të madhe është lajmi që qarkulloi me shpejtësinë e erës ku trajneri i Vllaznisë, duhej të paraqitej në intervistat pas ndeshjes, por sigurisht që humbja dhe tashmë rënia në kategori që po materializohet, kur kanë mbetur dy javë nga fundi, bën gjithçka edhe më të vështirë.

Trajneri Gjoka nuk ka pasur asnjë koment për të bërë. Edhe sipas specialistëve të kësaj fushe tekniku Gjoka dukej se është demoralizuar dhe skuadra i ka shpëtuar nga duart që në momentin kur ai u sulmua me thikë në muajin shkurt të këtij viti gjatë seancës stërvitore në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Por sa i përket çështjes së trajnerit Ernest Gjoka klubi i futbollit Vllaznia nuk ka asnjë reagim zyrtarë duke lënë shumë paqartësi për situatën sesi do të vazhdojë ekipi shkodranë.

Artikulli paraprakAKUZAT NDAJ XHAFAJT, PS: PROKURORIA TË NISË HETIMIN!
Artikulli tjetërGILA: BANORËT PO BRAKTISIN DUKAGJININ