Kukësi ka ndryshuar shtëpi këtë edicion, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur luajti në “Elbasan Arena”.

Drejtuesit kanë treguar se kanë zgjedhur Shkodrën si “strehën” e tyre për ndeshjet elemeniatore të Champions League, për faktin se është më afër me Kukësin, si dhe besojnë se do të kenë edhe mbështetjen e tifozerisë vendase.

Qytetarët shkodranë, të etur pas futbollit, të pyetur nga Star Plus Tv nëse do ta ndjekin skuadrën verilindore ata shprehen se do ta mbështesin Kukësin pavarësisht se ekipi i zemrës mbetet Vllaznia.

Natyrisht që shkodranëve nuk u mungon edhe sensi i humorit ku në përgjigjet e tyre me shaka përfshijnë skuadrën e Vllaznisë.

Çdo vit në Europë Kukësi ka luajtur si “udhëtues” në qytete të tjera dhe këtë vit do të luajë në Shkodër duke qenë se është impianti më i mirë në vend.

Artikulli paraprakLEZHË, FSHATI TROSHAN…DESTINACIONI I RI I TURIZMIT
Artikulli tjetërSHQIPËRI-BRITANI BASHKËPUNIM PËR TË LUFTUAR TRAFIKUN E QËNIEVE NJERËZORE