ARRIHET NJË MARRËVESHJE ME GILMAN LIKËN, FIRMA JAVËN E ARDHSHME. Pas shumë largimeve të titullarëve kryesorë nga skuadra e Vllaznisë, drejtuesit kanë reaguar, teksa kanë mbyllur dy marrëveshje me dy prej lojrtarët më kryesorë të ekipit. Ndriçim Shtubina do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesfushori shkodran ka firmosur kontratën e re me klubin ditën e shtunë duke qenë kështu pjesë e ekipit për sezonin 2015-2016. Shtubina ka qenë një lojtar i lirë deri më tani, pasi kontrata i ka përfunduar në fund të sezonit që është mbyllur.

Lojtari ka patur dhe disa biseda ditët e fundit për ekipet e tjera në Shqipëri por në fund është arritur akordi për të qenë pjesë e kuqebluve. Një tjetër lëvizje shumë e rëndësishme është arritja e marrëveshjes me mesfushorin Gilman Lika. Ky i fundit pasi u bë pjesë e Vllaznisë në merkaton e janarit, nënshkroi një kontratë dëri në fund të sezonit dhe me të drejtë rishikimi apo largimi vetëm në ekipet e huaja. Por drejtuesit e skuadrës duke parë largimet e fundit të titullarëve ka hyrë ne bisedime më të detajuara me Likën ku dhe është arritur marrëveshja që ai të jetë pjesë e kuqebluve dhe për sezonin e ri. Kështu Lika nuk do të ketë një klauzolë për tu larguar në ndonjë ekip të huaj, por do të jetë i Vllaznisë. Përsa i përket firmës, drejtuesit e skuadrës bëjnë të ditur se ajo do të vijë javën e ardhshme. Përvecc këtyr dy firmave, një tjetër futbollist që ka dhënë ultimatumin për drejtuesit është Olsi Gocaj. Për lojtarin ka ditë që flitet për mundësinë e largimit nga kuqeblutë. Kontrata që ka me ta ia mundëson një gjë të tillë. Jo më kot, 25-vjeçari ka hyrë në bisedime me ekipin e Laçit. Futbollisti ka theksuar se pret deri javën tjetër përndryshe mund të largohet.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE