Pushimet duket se kanë marrë fund për ekipin e Vllaznisë.

Në një periudhë kur thuajse të gjitha ekipet e Superiores kanë filluar përgatitjet tek Vllaznia asgjë ska lëvizur por me sa duket e hëna do e gjejë ekipin në fushën e stërvitjes.

Procesi stërvitor i ekipit nga ajo çfarë mësohet do stratojë në Shkodër ku ekipi do marrë fazën e parë të përgatitjeve dhe më pas për të shikuar për një destinacion për zhvillimin e përgatitjeve jashtë Shqipërie.

Aktualisht në ekipin e Vllaznisë bëjnë pjesë vetëm një grup prej 17 lojtarësh pasi largimet kanë qenë të shumta ndërsa afrime ska pasur deri në këto momente të merkatos.

Ekipi gjithashtu do i nënshtrohet një analize të detajuar për sezonin që u mbyll si edhe për objektivat sportivë për sezonin që do startojë në gusht .Gjithashtu do përcaktohen edhe objektivat e Vllaznisë në merkato duke parë se këtë periudhë ekipi ka pësuar vetëm largime.

Tifozët shkodranë këtë vit presin një Vllazni më të fortë e të përgatitur se ajo e sezonit të kaluar ku ekipi e vendosi vetëm në ndeshjen e fundit qëndrimin në kategorinë superiore.

Artikulli paraprakFINALJA E KONFEDERATAVE,GJERMANI-KILI
Artikulli tjetërPOLICI KAPET DUKE FUTUR HEROINË NËPËRMJET DRITARES SË QELISË SË BURGUT