Vllaznia vazhdon që të jetë e pa plotësuar tërësisht me futbollistë.

Ekipi kuqeblutë do të qëndrojë edhe për pak ditë në Beranje të Malit të Zi me përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë mësohet se në ekip kanë mbërritur edhe dy lojtarë të tjerë në provë. I pari është një sulmues nga Sllovenia. Bëhet fjalë për Ziga Kastrevec i cili është bashkuar me kuqeblutë dhe do të jetë për disa ditë në provë. Shkodranët po vuajnë për gjetjen e një sulmuesi dhe kështu vijojnë që të vijnë lojtarë në provë duke qenë se nuk është arritur marrëveshja me asnjë nga ata që janë provuar deri më tani. Mësohet se slloveni ka luajtur me disa ekipe të njohura por duhet parë se cila është situata e tij sportive. Futbollisti i dytë është një mesfushor nga Maqedonia i cili po ashtu do të provohet nga stafi teknik. Burime pranë Vllaznisë bëjnë me dije se emri i tij është Kristjan Denkovski. Ky lojtar ka qenë pjesë e kombëtares së 21 vjeçarëvë të kombëtares maqedonase. Nëse ndonjëri prej tyre bind do të firmosë me kuqeblutë në të kundërt do të kthehen mbrapsht si shumë të tjerë.

Artikulli paraprakPALLATI I SPORTIT, RIKONSTRUKSION I TRE DHOMAVE DHE DY DUSHEVE
Artikulli tjetërMIRATOHET NE PARIM PR/LIGJI PER VETTINGUN