FUTBOLLISTI SHKODRAN, RRËFEN SUKSESIN NË LITUANI.Tashmë ëhstë bërë e traditës që shumë futbollistë të cilët janë refruar në nga ekipet shkodranë si Vllaznia apo ekip të tjera, të lujanë në kampionatet e huaja dhe të rikthehen kampion. Kështu ka ndodhur me futollistin shkodran, Ndue Mujeci i cili sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e Adës së velipojës, pasi nuk u pranuar nga skuadra e Vllaznisë, duke mos e cilësuar si një futbollist të prespektivës.

Pasi kaloi në kampionatin Lituanez, me Ventspils, Mujeci tashmë rrefen dhe suksesin e tij për Star Plus. Ky sukses i Mujecit ka bërë që atij ti hapen  dyert e ekipeve të tjera, çka e tregon dhe evtë lojtari, madje kujton dhe kohën kur në Shkodër nuk u pranua nga kuqeblutë. Mujeci është bërë pjesë e ekipit Ventspils të  Lituanës në këtë sezon futbollistik, dhe ka arritur që të shpallet kampion dy javë përpara përfundimit të kampionatit si dhe të jetë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Në janar, ai do të rikthehet sërish në Lituani, por nuk përjashtohet mundësia që të kalojë dhe tek ndonjë ekip tjetër pas aftësivë që ai ka treguar si futbollist që premton shumë për të ardhmen. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/iJ-h_0KgayM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]