Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj ekipit të Besëlidhjes së Lezhës.

Të ndodhur në Ulqin, kuqeblutë e drejtuar nga Armando Cungu kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me lezhjanët. Pjesën e parë e ka fituar Vllaznia me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Maksuti në minutën e 23’, lojtar i ardhur në provë. Pas shumë zëvendësimeve në pjesën e dytë lezhjanët që drejtohen nga trajneri Kreshnik Krepi barazojnë me anë të sulmuesit Dibra, një gol model i realizuar me kokë. Në këtë miqësore Vllaznia kishte në provë Zvoniç nga Bosnja, Kalajziç nga Tivari i Malit të Zi dhe Maksuti nga Maqedonia. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk u shpreh i kënaqur me disa prej lojtarëve ndërsa administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi që ndoqi këtë miqësore bashkë me kreun e bordit Shpëtim Quku dhe drejtorin sportiv Armir Grima siguroi financat edhe për të ardhmen tek Vllaznia

Artikulli paraprakNIKOLLA GRUEVSKI JEP ZYRTARISHT DORËHEQJEN NGA POSTI I KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërPAKETA FISKALE 2016, CILAT JANË TAKSAT