Vllaznia dhe Partizani jane ndare ne barazim 0-0 ne “Loro Boriçi”. Ata kane ndare nga nje pike qe ne fakt nuk ka kenaqur asnjeren.

Skuadrat e kane nisur ndeshjen me ato formacione qe kishin deklaruar me perpara dhe bazuar ne to, dukej qarte deshira e tyre jo vetem per te mos humbur por edhe per te tentuar fitoren.

Ne minutat e para eshte Vllaznia qe zoteron mesfushen dhe kerkon te shohe herepashere drejt portes se Hoxhes. Megjithate mungojne rastet e rrezikshme.

Sakaq Partizani kerkon te shfrytezoje shpejtesine e Bardhit. Ne minuten e 34-te nje rast i mire per Vllaznine por gjuajtja e Sukajt pritet nga portieri mik.

Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 0-0. Ne te dyten duket sikur Partizani zgjohet dhe ne minuten e 57-te Bardhi eshte prane golit por Sherri ben heroin.

Edhe dy minuta me vone eshte perseri portieri i Vllaznise qe grushton nje tjeter top te gjuajtur nga Batha. Te kuqte e interpretojne me mire pjesen e dyte nderkohe qe Vllaznia detyrohet te kryeje dy zevendesime pas demtimeve te Berishes e Gocajt.

Me kalimin e minutave shtohet deshira per gol tek te dy ekipet por lojtaret nxitohen. Arbitri Kola akordon tre minuta ne te cilat vazhdojne perpjekjet por pa sukses dhe perfundimisht barazim 0-0.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE