SKUADRA ME DISA MUNGESA, SËRISH PA TIFOZË.Vllaznia d të presë ditën e dielë në “Loro Boriçi” Partizanin, një ndër ekipet që ndeshjet e fundit në Supërligë ka treguar një përformancë të mirë. Por për trajnerin Baldo Raineri në këtë ndeshje skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të kërkuar që të mos e humbasë atë. 

Përsa i përket formacioni, vetëm mbrojtësi Mehmedoviç do të mungojë, ndërkohë që pjesa e tjetër e lojtarëve do të jenë të gatshëm për t’u aktivizuar. Kështu në portë do të jetë Selimaj. Në mbrojte, Boci, Beqiri, Sykaj e Gocaj. Në mesfushë, Tafili, Shtubina, Hajdari, Shala, Kruja dhe Sosa do të jetë në sulm. Takimi mes Vllaznisë e Partizanti do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të jetë sërish pa praninë e tifozëve. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/VknSNdI1hcU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]