“Është një ndeshje e vështirë por ndaj Partizanit Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv”. Kështu shprehet trajneri i kuqebluve përpara sfidës me ekipin kryeqytetas.Zhvillimi i ndeshjes Vllaznia-Partizani në Pukë është më mirë thotë Zmijani se sa të luhet në qytete të tjera ndërsa pranon se këtë sezon kuqeblutë do të shtegtojnë duke qenë se fusha “Reshit Rusi” nuk po liçensohet dhe punimet e stadiumit “Loro Boriçi” vijojnë me ritëm të ulët.

Trajneri Zmijani i ktheu përgjigje edhe dy ish-lojtarëve Olsi Gocaj dhe Arsen Sykaj të cilët e kanë akuzuar në shtypin e shkruar. Tekniku kuqeblu la të kuptohet se lojtarët në fjalë mund të kenë shitur ndeshje.Sa i përket Hajdarit dhe Beqirit, trajneri Zmijani u shpreh se i ka mbaruar kontrata dhe nuk është parë e arsyeshme që të vazhdojnë më. Pavarësisht polemikave, Vllaznia ka nisur sezonin e ri nga ku kërkohet një paraqitje e mirë edhe pse situata është e vështirë.

PUBLICITET