TRAJNERI: NDIHMËSIN E ZGJEDHI VETËM UNË DUKE E PROPOZUAR EMRIN TEK BORDI. Vllaznia është duke realizuar përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Partizanit.

Trajneri i ri i skuadrës Luan Zmijani, ka theksuar se do të kërkojë fitoren pavarësisht kundërshtarit që ka përballë, por sqaron se është një skuadër të cilen e ka ndjekur dhe e njeh mirë. Ndërkohë, Zmijani është ndalur dhe tek situata në klub ku është duke u hasur vështirësi në gjetjen e zëvëndës trajnerit. Madje ka theksuar se nuk dëshiron të ndalet tek ngjarjet e ndodhura me trajnerin Baldo Raineri. Vllaznia do të luajë ditën e dielë në “Loro Boriçi” përballjen e dytë ndaj Partizanit nën drejtimin e stafit të ri teknik. Ndërsa pritet me interes formacioni dhe gërshëtimi i elementit të ri, për të cilin është premtuar se do të fitohet për sezonin e ri futbollistik.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/jF-3rt0OTqE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakKUPA “BUSHATI-SHPUZA” DREJT FAZËS GJYSËMFINALE
Artikulli tjetërSHKODËR – HANI I HOTIT, GJËNDET I VDEKUR 34 VJEÇARI