RAINERI: UNË VAZHDOJ PUNËN PAVARËSISHT LËVIZJEVE.Skuadra e Vllaznisë kërkon të mos kthehet pa pikë në ndeshjen e ditës së dielë ndaj Laçit. Kuqeblutë të drejtuar nga Baldo Raineri janë optimistë se do të arrijnë një rezultat. Për këtë në konferencën për shtyp, tekniku ka bindjen se ekipi i tij do të bëjë maksimumin. 

 

Jemi përgatirur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. Sigurisht nuk do të jetë një takim i lehtë për ne. Pork am besim se do të arrijmë të mos kthehemi pa pikë, pasi ky është edhe qëllimi i ynë. Laçi është një ekip shumë i mirë dhe në ndeshjet e fundit ka patur rritje. Por kjo nuk do të thotë  se ne qëndrojmë më pas, pasi edhe ne kërkojmë të ruajmë ecurinë tonë. Mëgjithatë besoj se do të bëjmë maksimumin dhe kam bindjen se lojtarët do të japin më të miren në fushën e lojës. Ne kemi mungesë vetëm Beqirin, por ai do të jetë më ne, pasi motivon shpirtërisht dhe ekipin. Por edhe skuadra është në një kondicion të mirë e mund të pretendojmë për të arritur maksimumin. Përsa i përket lëvizjeve në ekip tek drejtuesit, me dorëheqjen e “Gea Sport”, Raineri ndonse ka një kontratë me këtë kompani, shprehet se ka dhe një kontratë me Vllazninë dhe do ti shërbejë ekipit deri ditën që ai do të jetë në Shkodër. Unë jam i vetëdijshëm që kam një kontratë me kompaninë “Gea Sport” dhe ajo më ka sjellë në Shkodër. Por kjo situatë ka qenë që në fillim dhe unë kam vijuar normalisht punën. Prandaj unë përveç kompanisë “Gea Sport” kam edhe një kontratë tjetër me Vllazninë. Unë përsonalisht së bashku me stafin tim do ta respektojmë kontratën. Do të punojmë me shumë dëshirë deri ditën që do të na lejojnë të jemi në drejtim të skuadrës. Unë parapëlqej që të vijoj punën këtu në Shkodër, por për ne nuk është problem sido të vijojnë gjërat. E rëndësishme është që Vllaznia të arrijë atje ku duhet. Vllaznia udhëton vetëm me një mungesë në këtë ndeshje që është kapiteni Elvin Beqiri, ndërkohë që pjesa e tjetër do të jetë e gatshme. Ndeshja me Laçin, ka një vështirësi të dyfishtë pasi drejtohet nga një ish-lojtar i Vllaznisë dhe trajner i saj, Armando Cungu që e njeh shumë mirë ekipin. Mëgjithatë kuqelbutë shkojnë për të paktën një pikë në këtë transfertë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/mjU0-ev9Ue4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]