RAINERI DO TË KETË TË GJITHË GRUPIN NË DISPOZICION.
Skuadra e Vllaznisë është duke pritur qetësisht ndeshjen e së enjtes me Tiranën për javën e tretë të supërligës. Kuqeblutë nën urdhëerat e trajnerit Baldo Raineri janë duke vijuar normalisht me seancat stërvitore.

Aktualisht skuadra është e përqëndruar maksimalisht tek njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Vllaznia vjen pas një fitoreje me Teutën, çka i mundësoi asaj që të shkonte në kuotën e 0 pikëve. Ndërkohë që  një fitore me bardheblutë nga kryeqyteti do të bëntë që shkodranët të merrnin tre pikët e para duke tentuar kështu të rrisin dhe shkallët e klasifikimit.

Përsa i përket skuadrës, siç mësohet dhe nga stafi teknik e ai mjeksor, të gjithë lojtarët janë plotësisht të gatshëm për këtë ndeshje. Përveç atyre që janë aktivizuar në ndeshjet e fundit si titullarë, Raineri do të ketë në dispozicion dhe afrimet e realizuara së fundmi. Duke u ndalur më konkretisht që pas ndeshjes miqësore me Veleçikun, Raineri ka dhënë sinjalet e para se tiullar pritet të jenë të paktën katër lojtarë të huaj.

Ndërkohë aktivizimi i tyre nuk do të jetë problem pasi kanë mbërritur 4 kartonët për një pjesë të futbollistëve që kanë ardhur në merkato tek kuqeblutë. Konkretisht behet fjale per portierin Campironi, mesfushorin Aguirre, sulmuesin Cioffi dhe Sosa. Nga sa mësohet përpara ditës së enjte kur luhet ndeshja Vllaznia – Tirana pritet që të mbërrijë edhe kartoni i mbrojtësit Mehmedoviç. Përveç tij, po ashtu pritet edhe kartoni i mesfushorit tjetër që ka firmosur me kuqeblutë, Mujkoviç. Në këtë mënyrë alternativat për stafin teknik për 11-shen e parë që do të zbresë në fushën e lojës janë të shumta për trajnerin Raineri i cili padyshim që të paktën kësaj here ndoshta nuk mund të justifikohet më. Në Shkodër ndeshja Vllaznia – Tirana po pritet me një ankth të madh sepse përballë janë dy skuadra të traditës në këto javë të para të Superligës. Një fitore me Tiranën përveçse do të bindte tifozët do të qetësonte gjakrat në klubin Vllaznia. Çdo rezultat tjetër barazimi apo humbja mund të sjellë edhe vendime të papritura tek kuqeblutë. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/ZUXgcIsYIw8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak66 milionë dëme apo 12 milionë investim?
Artikulli tjetër300 FËMIJË BRAKTISIN SHKOLLËN