PRITEN TRE FUTBOLLISTË URUGUAJANË, SOZA NGA PALERMO.
Drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë e konkretisht Roberto Nava që administron faqen “Gea Sport” në facebook, ka publikuar profiltet e tre futbollistëve nga uruguaji që priten të bëhen pjesë e kuqebluve.

Natyrisht publikimet e tilla dhe emrat e lojtarëve që pritet të vijnë ka sjellë një interes për të gjithë mediat e natyrisht për tifozët. Kjo për shkak se situata në të cilen gjendet ekipi ka nevoje për shumë përforcime e sigurisht cilësore. Kështu në rrjetin social facebook, është thënë se Vllaznia është në pritje të ardhjes së tre futbollistëve. I Pari është 20 vjeccari Sebastian Soza i lindur në vitin 1994 dhe luan në repartin e sulmit. Lojtari ka një kontratës  me Palermon deri në vitin 2017 mund të vijë në formë huazimi në Shkodër. Drejtuesit kuqeblu theksojnë se janë në bisedime me klubin Italian dhe njëkohësisht i kanë dërguar ftesësn zyrtare për mbërritjen në Shqipëri. Një tjetër sulmues që pritet të vijë është Giorginho Aguirre i lindur në vitin 1993, ku së fundmi është aktivizuar në Rumani me ekipin e Corona Brasov. Përvecc dy sulmuesve pritet të vijë dhe një mesfushor, Sebastian Rodriguez i lindur në vitin 1992 që aktualisht aktivizohet me Almerian në Spanjë. Për hir të së vërtetës të dhënat që kanë të tre lojtarët janë nga më cilësoret. Por jo gjithmonë ato që janë trumpetuar nuk ka dhënë efikasitetin e duhur. Ndaj fillimisht mbetet për tu parë në qoftëse këto lojtarë do të vijnë në Shkodër dhe a do të nënshkruajnë një kontratë me kuqeblutë. E më pas në qoftëse realisht do të japin kontributin e duhur për kuqeblutë gjatë këtij sezoni futbollistik. Gjithsesi vemendja aktualisht është e përqëndruar tek ndeshja e parë e këtij kampionati që do të jetë ditën e dielë ndaj Kukësit në stadiumin “Loro Boricci”.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3opnXDtTHsw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE