Vllaznia ka prezantuar blerjen e re dhe ai është mbrojtësi nga Berati Polizoi Arbri. Lojtari ka arritur akord 1 vjeçar dhe do të jetë kështu nën urdhërat e trajnerit Zmijani. Prezantimi përpara mediave, përveç nga ana e trajnerit është bërë dhe nga administratori Neritan Kalamishi. Nga ana e tij, trajneri i Vllaznisë ka folur dhe për fazën përgatitore në Slloveni duke e cilësuar të suksesshme.

Ndërkohë ai kërkon sërish përforcime. Përsa i përket objektivave ato do të vendosen vetëm pas mbylljes së merkatos. Garancinë për të realizuar ofrimet e kërkuara nga trajneri e ka dhënë vetë administratori Kalamishi.Vllaznia do të vazhdojë sërish përgatitjet për sezonin e ri duke përfituar dhe nga shtyrja e javës së parë të kampionatit. Ndërkohë që deri në fund të merkatos, e sidomos në repartin e sulmit pritet të ketë ndërhyrje konkrete. Premtimet janë bërë, tashmë duhet pritur vetëm realizimi i tyre.