Vllaznia fiton 3-1 ndaj Vorës dhe thellon kryesimin në vendin e parë në renditje pas humbjes të Dinamos në këtë javë.

Për shkodranët goli i pari erdhi në minutën e 31′ me autor Gilman Likën. Vora mundohet të barazojë por Vllaznia shkon në dhomat e zhveshjesh me avantazhin e një goli. Pasi fillon pjesa e dytë shkodranët nuk lënë vend për dyshime sepse vijnë dy gola të shpejtë nga Hajdari dhe Zogaj duke çuar në 3-0 shifrat.

Në fund të ndeshjes Fuçia për Vorën realizon golin e nderit ndërsa më parë Tafili kishte goditur shtyllën. Në fund trajneri Hasan Lika tha se skuadra e tij do vijojë të punojë fort për të tilla rezultate.

Trajneri i Vorës Gerald Çani shpreson që skuadra të tij të lërë vendin e fundit për t’u ngjitur në tabelën e renditjes.

Vllaznia ndeshjen e ardhshme do ta ketë në transfertë ndaj Ilirisë së Fushë Krujës duke mbyllur kështu fazën e parë në Kategorinë e Parë.