Mesfushori shkodran Arsid Kruja do të rikthehet sërish tek Vllaznia për sezonin futbollistik 2015-2016. Star Plus merr konfirmimin nga drejtuesit e ekipit ku lojtari do të dalë ditën e martë në stërvitje me skuadrën dhe I është ofruar një kontratë për sezonin e ri. Kruja është një ndër lojtarët nga më të talentuarit që kanë dalë nga radhët e Vllaznisë, i cili tashmë do të ketë mundësi të luajë sërish për ngjyrat ku është rritur.

22 vjeçari shkodran u transferuar në merkaton e janarit nga Vllaznia drejt klubit El Hajer në Arabinë Saudite. Nga aty klubi arab e huazoi atë tek Flamurtari ku luajti gjatë këtij sezoni. Madje në vlorë shkodrani I aktivizua në 8 ndeshje por pa arritur dot të realizojë një gol. Ndërkohë tek Vllaznia, ai u aktivizua 40 ndeshje ku shënoi 5 gola, por në takimet e fundit ishte një ndër futbollistët më kyq të skuadrës. Tashmë ai do të ketë sërish shansin për një tjetër aventurë në Shkodër. Pasi të paraqitjet në stërvitje dhe të vendoset nën urdhërat e trajnerit Luan Zmijani, do të shikohet format e lojtarit. Sipas informacioneve që siguron Star Plus, Kruja ëstë drejt nënshkrimit të kontratës por kjo do të bëhet në ditët e ardhshme. Me afrimin e tij, mesfusha e Vllaznisë merr një tjetër formë duke patur kështu dhe një konkurence brënda lojtarëve për të zënë një vend si titullar.

PUBLICITET