Çështja e portierit të Vllaznisë Alen Sherri është kthyer në qendër të vëmendjes në Shkodër. Portieri shkodran është në mes të dy ekipeve të Superligës Laçit dhe Vllaznisë ndërsa ende është e paqartë se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshmë në sezonin tjetër.

Klubi i futbollit Vllaznia reagoi përmes një deklarate për shtyp duke thënë se lajmet e përhapura në portale të ndryshme për nënshkrimin e kontratës nga ana e Alen Sherrit tek një nga klubet e superligës nuk janë të vërteta. Lojtari në fjalë është vlerësuar nga stafi teknik si një nga portierët më me perspektivë që aktivizohet në Superiore.

Madje, brenda javës së ardhshme, Sherri do të nënshkruajë për kuqeblutë duke u pasuar nga firma të tjera. Ndërkohë vetë lojtari ka dëshirë që të firmosë një kontratë të re me ekipin e Laçit me të cilin është edhe në bisedime dhe burime pranë tij bëjnë me dije se nuk është çudi nëse Sherri firmos që sezonin e ardhshëm të jetë portieri i Laçit. Meagjithatë ende nuk ka një firmë zyrtare nga ana portierit Sherri nëse do të qëndrojë në Shkodër tek Vllaznia apo do të shkojë në Laç, skuadër e cila merr pjesë në Kupat e Europës këtë sezon pas një pozicionimi të mirë në kampionat.

Ndërkohë drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur që të mendojnë edhe për futbollistë të tjerë për të ndërtuar skuadrën për kampionatin e ardhshëm pas disa futbollistëve të larguar këtë sezon që u mbyll. Para pak ditësh dolën emrat e Dejvi Bregut dhe Gledi Micit por të dy lojtarët kanë dhënë përgjigje negative duke tentuar që të shkojnë në kampionate jashtë Shqipërisë.

Futbollistët cilësor është vështirë që të vijnë në një ekip si Vllaznia për shkak të problemeve që kanë shoqëruar ekipin vitet e fundit por edhe mungesës së një buxheti për të paguar kontrata që në Shkodër cilësohen të shtrenjta.

Megjithatë objektivi i drejtuesve për kampionatin e ardhshëm mbeten dalja në Kupat e Europës, një objektiv që Vllaznia e ka patur në këto 8 vitet e fundit por në fakt ka luajtur vetëm për mbijetesë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARR TEK ISH FUSHA E AVICIONIT NË GRUDË
Artikulli tjetërXHACKA: 675 MATURANTË KANË ZGJEDHUR TË STUDIOJNË NË FA, HAPIM NË TETOR PROGRAMIN NË BACHELOR