Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja.

Skuadra shkodrane fitoi 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut (25-21, 25-19, 21-25, 26-24) në finalen e dytë play-off për këtë kategori, duke u shpallur kampione për të reja.

Ekipi i drejtuar nga trajnerja, Ana Gjelaj kishte fituar 3-0 edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër një javë më parë.

Një triumf i merituar i ekipit shkodran, që konfirmohet si skuadra më e mirë e këtij sezoni për të reja.