KUQEBLUTË HUMBASIN 2-1, RAINERI KËRKON QETËSI.
Vllaznia ka humbur ndeshjen e parë të kampionatit. Kukësit fiton me rezultatin 2-1 në një takim që ka shfaqur një nivel të ulët loje, sidomos për ekipin shkodran.

Kjo ndeshje është pritur me shumë interes, nga tifozeria kuqeblu që në mbështetje të skuadrës kishte mbushur shkallët e stadiumit Loro Borici. Por ajo që u tregua në fushën e lojës konfirmoi frikën e të gjithëve duke bërë që kuqeblutë të mos japin aspak garanci për të ardhmen. Vllaznia mbetet sërish në -3 pikë. Duke u ndalur tek ndeshja, vendasit në minutat e para arrijnë të zhvillojnë një lojë të mirë, ndonse pa aksione, por kanë patur pothuajse në shumë minuta, situatën nën kontroll. Kur u mendua se kuqeblut mund të shfaqeshin disi më rrezikshëm, një gabim i Beqiri në mesufhsnë shkodran bën që Pejiç, sulmuesi kryesorë i Kukësit të shënonte golin e parë të takimit, falë kështu një gabimi të kapitenit të skuadrës. Ndërkohë që Kukësit me avantazhin e krijuar, është më I qetë në fushën e lojës, kuqeblutë mundohen të reagojnë disi. Një goditje dënimi e akorduar për kuqeblutë, do të shndërrohej në gol nga Arenc Dibra pas një krosi të dhënë nga Shtubina. 1-1, dhe Vllaznia ringjallet disi duke dhënë kështu sinjale shprese në pjesën e dytë. Fraksioni i dytë, nis mjaft mirë për vendasit që patën disa raste të njëpasnjëshme për të gjetur rrugën e rrjetës por nuk finalizuan dot.  Majfton vetëm një kundërsulm i Kukësit dhe një top pas shpinës së mbrojtjes për Hysën i cili shenon golin e dytë për Kukësin dhe të fitores së takimit. Pavarësisht minutave të mbetura, Vllaznia është e pafuqishme të reagojë, duke mos patur asnjë forcë reale për të  kërcënuar portën kuksiane. Pas takimit, në konferencë për mediat, dy trajnerët përkatës  kanë dhënë dhe opinionet e tyre.  Konkretisht trajneri i Vllaznis, Baldo Raineri ka kërkuar qetësi duke besuar se në javët në vazhdim ekipi do të luajë akoma më mirë.

Sigurisht që ne kërkonim të merrnim diçka më shumë tek kjo ndeshje. Di të them dhe jam I kënaqur me ekipin që luajtur me shpirt dhe me zemër për skuadrën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dua të them se kishim disa javë intensive që jemi stërvitur e përballë një ekipi të mirë jemi munduar të reagonim disi.Mëgjithatë ky është futbolli, por unë kam besim se skuadra do të arrijë të bëjë dica më mirë në javët e ardhshme. Nga kjo ndeshje kam kuptuar se ku duhet të ndërhyj dhe çfarë lëvizjesh të bëj në formacion. Përsa i përket mbijetesës unë sigurisht që kam besim se do ia dalim.

Me këtë humbje, Vllaznia nis kështu sezonin e ri duke qëndruar në fundin e tabelës  së klasifikimit, pasi gjendet në kuotën e -3 pikëve. Ndaj javët e ardhshme do te jenë akoma shumë më të vështira për kuqeblutë ku duhet patjetër të gjejnë rrugën e duhur për të arritur tek fitorja.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3O9WUzFWFqc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]