KUQEBLUTË FITOJNË ME REZULTATIN 1-4. Skuadra e Vllaznia ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit. Kuqeblutë kanë shënuar katër gola, kundrejt një të kundërshtarit duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.

Një gol i Shtubinës, dy të Sozës dhe një i Kalajës, kanë mjaftuar që kuqeblutë tashmë të sigurojnë mbijetesën, për shkak se kanë shkuar në kuotën e 17 pikëve. Kjo është fitorja e tretë radhazi, ku ndaj dy kundërshtarëve të drejtëpërdrejtë, shkodranët treguan forcën reale. 

Duke u fokusuar tek ndeshja, Vllaznia nuk e nisi mirë lojën, kjo pasi Elbasani u shfaq disa herë rrezikshëm me disa raste të pastra për shënim. Ndërkohë që Vllaznia arrin të shfrytëzojë siç duhet një kundërsulm dhe duke shënuar golin e parë me Shtubinën. Kaq mjafton që vendasit të çorientoheshin, dhe të mos arrinin të organizoheshin siç duhej. Sidomos në pjesën e dytë, Vllaznia është shumë  më superiore dhe arrin të shënojë dy gola të tjerë me autor Sozën. Ndërkohë që Elbasani ngushton diferencën në një moment pakujdesie të mbrojtjes shkodrane në 1-3. Por Vllaznia gjen dhe golin e katërt këtë herë me të riun e talentuar Arlind Kalaja. 

Me këtë rezultat, tashmë në Shkodër nuk mund të flitet për mbijetëse. Në javën e ardhshme, kuqeblutë do të presin ekipin e Laçit që barazoi ndaj Flamurtarit me rezulatin 1-1. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe në rast fitoreje, atëherë Vllaznia dhe mund të luftojë për ngjitje në nivelet e klasifikimit të përgjithshëm.