KUQEBLUVE U VLEN FITORJA, BARAZIMI MBAN SHPRESAT.Vllaznia do të luajë sot në orën 17:00, ndaj Apolonisë së Fierit me objektivin kryesorë, fitoren. Për vetë faktin se kuqelbutë do të përballen me një prej kundërshtarëve të drejtpërdrejtë për mbijetese, bën që kjo sfidë të marrë një rëndësi shumë të veçante.

Skuadra shkodrane, do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm. Ekipi luan pothuajse gjithë sezonin në këto dy takime, ku fillimisht i duhet të kalojë, fierakët e më pas të mendojë për Elbasanin. 

Fitorja me Flamurtarin në Shkodër pas 6 humbjeve radhazi në kampionat duke se ka ngrohur ambjentin kuqeblu. Lojtarët, drejtuesit por dhe stafi teknik janë shprehur disa herë të bindur se ekipi do ti lërë pas ato dështime dhe do të kërkojë të marrë maksimumin e mundshëm. 

Të gjendur përballë faktit, se Vllaznia do ta ketë shumë më të vështirë me ekipet kryesuese atëherë do ti duhet të bëjë maksimumin në takimet direkte. Në përballjet e para, skuadra fitoi si ndaj Apolonisë ashtu dhe Elbasanin, pasi të dy takimet janë zhvilluar në Shkodër. 

Por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi Apolonia është në kuotën e 8 pikëve dhe do të kërkojë të rivalizojë direkt skuadrën shkodrane në tabelën e klasifikimit.

Prandaj një fitore sot do të rriste shanset dhe për një tjetër fitore me Elbasanin që pothuajse është i konfirmuar se do të bie nga kategoria. 

 Përsa i perket formacionit, sot Vllaznia, pritet të luajë me Selimaj në portë. Në mborjtje, Gocaj, Beqiri, e Baci, ndërsa në dyshim janë Sykaj apo Mehmedoviç. Kjo për arsyen se Sykaj ka shfaqur disa probleme shëndetësore. Në mesfushë do të hynë në fushën e lojës nga minuta e parë, Hajdari, Tafili, Krymi dhe Shtubina. Në sulm do të rikthehet Soza dhe përkrah tij do të jetë Kruja. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/2aO4g9lbCxQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]