KUQEBLUTË NË MAL TË ZI, NDESHJA ZHVILLOHET TË SHTUNEN. Vllaznia ka hyrënë javën anti-Kukësi ku do të realizojë përgatitjet e fundit dhe të mbyllë fazën përgatitore për startin e kampionatit kombëtar të futbollit për vitin 2015.

Skuadra shkodrane do të ketë ndeshjen e parë ditën e shtunë ndaj Kukësit, në “Loro Boriçi” ku dhe do të synojë një paraqtiej dinjitoze. Ndërkohë skuadra shkodrane që nga dita e hënë është e plotë përsa i përket grupit të lojtarëve. Trajneri Baldo Raineri do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët që do ti përcaktojë për ndeshjen e së fundjavës, ndërsa të tjerët do të marrin një përgattijet intensive në mënyrë që të arrijnë formën e duhur fizike. Ndonse nga stafi mjeksorë, theksohet se nuk ka probleme fizike, madje ky është një ndër detajet që vlen për tu përgzëzuar dhe për stafin teknik. Ndryshe nga vitet e tjera, lojtarët janë duke shfaqur shumë më pak probleme fizike, apo dëmtime si apsojë e fazës përgatitore apo e ngarkesave fizike. Për Vllazninë do të jetë shumë e rëndësishme paraqitja që në ndeshjen me Kukësin pasi përballë këtij kundërshtari do të luajë dhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Për këtë të fundit skuadra shkodrane ka shfaqur haptazi se pretendon të bëjë një paraqitje dinjitoze pse jo dhe për ta fituar atë. Përveç fushës së lojës, askush nuk mund të përcaktojë ecurinë e ekipit, porn ë pamje të parë, Vllaznia shikohet si më pak e fuqishme për shkak se nuk ka bërë asnjë përforcim në krahasim me skuadrat e tjera. Siç duket shpresa e madhe këtë vit do të jenë të rinjtë, të cilët premtojnë për një të ardhme të suksesshem. Po sa do të jenë të aftë për të përballuar gjithë sezonin kjo do të shikohet. Por nuk duhet harruar që skuadra është duke testuar mesfushorin uruguajan dhe portierin Italian të ardhur në provë.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/hYn0phaNHcU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, KAOS NË TRAFIK
Artikulli tjetërDREJTËSIA KYÇ PËR INTEGRIMIN