Është mbajtur në kryeqytet kampionati ndërkombëtarë “Tirana Challenge” ku pjesëmarrja ka qënë e gjerë nga disa shtete të ndryshme.

Nga ekipi i Vllaznisë në atekëondo morën pjesë një numër i konsiderueshëm sportistash si dhe 3 arbitrat,Bledar Vukaj,Vlerar Bekteshi dhe Gramoz Hasa. N

ë këtë kampionat u arritën të merren 9 çmime në vendet e para 2 vende të dyta dhe 5 vende të treta. Trajneri i Vllaznia Taekëondo në një intervistë për Star Plus u shpreh shumë i lumtur me arritjet e fëmijëve të ekipit të tij.

Në këtë kampionat ndërkombëtarë Isra Meta dhe Klejvis Kruja janë shpallur si sportistët më të mirë teknik për fëmijë duke rikonfirmuar se në qytetin e Shkodrës gjithnjë e më tepër po praktikohet sporti i taekëondos në mosha të ndryshme.

“Tirana challenge” cilesohet si një nga eventet më të rëndësishme të këtij sporti dhe tërheq pas vetes shumë të apasionuar.

Artikulli paraprak“FESTIVALI I SHAHUT” MES GJIMNAZEVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërGRABITJE ME ARMË, PRANGOSET SHQIPTARI