Ekipi i Vllaznisë në Taekwondo këtë të dielë do të udhëtojë për në Malin e Zi për të marrë pjesë në aktivitetin e rradhës që quhet “Podgorica Open”.

Pjesëmarrës si përfaqësues të Vllaznisë janë rreth 15 sportistë, 3 arbitra dhe trajneri Elion Puka. Në këtë aktivitet ku si në shumë organizime sa i përket kësaj disipline kuqeblutë shkodranë do të synojnë të arrijnë sa më shumë suksese.

Shpresohet shumë që në këtë aktivitët sin ë të tjerat të rinjtë dhe fëmijët që do të përfaqësojnë ekipin e Vllanzisë në Taekwondo të arrijnë rezultate sa më të larta.

Vllaznia në Taekwondo numëron pjesëmarrje të gjerë në shumë aktivitete të ndryshme nga ku kanë marrë një numër të konsiderueshëm kupa, medalje apo çmime si brenda dhe jasht vendit.

 

Artikulli paraprakKUÇI: ELSIDITA, NJË TALENT I PAKRAHASUESHËM
Artikulli tjetërLIHEN TË LIRË PAS TRE ORËSH 3 PËRFAQËSUES TË FRPD NË SHKODËR