TIFOZËT KËRKOJNË TË DREJTAT E TYRE, KLUBI PREMTON ZGJIDHJE.Grupimi i tifozëvë, “Vllaznit Ultras”, kanë patur një takim me administratorin e klubit Vllaznia, Neritan Kalamishi. Ky takim ka ardhur pas ngjarjes së fundit në ndeshjen, Vllaznia – Flamurtari, ku ky grupim tifozësh nuk u lejuan të hynin në stadium, për shkak se u ndryshua vendosja e tyre.

Madje dhe në rastin kur u rifutën në stadium, ato u larguan sërish nga policia. Star Plus, pas bisedës dhe me “Vllaznit Ultras, është njohur dhe me komunikatën e vetë tifozëvë, ku më poshtë kanë thënë: 

Përsëri e njëjta histori. 

Të huaj në vendin tonë. 

Takimi u zhvillua mes anëtarëve të grupit dhe drejtuesve të klubit, për arsyet se kemi 4 vjet që akoma nuk kemi ra dakort.  

Arsyet tona janë: 

Tribuna jonë pas porte si gjithmonë.

Çmimi i biletës me gjysmë çmimi si në të gjithë botën. 

Ne s’kërkojmë lek a diçka më tepër por thjesht të drejtat tona. 

Ne kurrë se kemi lanë Vllazninë vetëm si në humbje si fitore. Si disa pseutifoza. 

Jemi i vetmi grup që vetë financohemi.

Prandaj kërkojmë vetëm të drejtat tona. 

Stadiumi është shtëpia e jonë prandaj e vendosim ne se ku dona me nejt ne tribunë….. për ndryshe ne s‘do jemi pranë dashnisë tone Vllaznia.

 

Ndërkohë, administratori Kalamishi ka konfirmuar se për çmimin e biletave, që do të përgjysmohet për këtë grupim tifozësh, është rënë dakort. Kështu tifozët, në të gjitha ndeshjet e tjera, do të kenë bileta më të lira. Ndërsa e vetmja pikë që akoma po diskutohet, është ajo e vendosjes së tifozëve, të cilët duan të qëndrojnë pas portës ku dhe kanë qëndruar gjithmonë. Për këtë klubi do të duhet të bisedojë dhe me policinë  për të marrë masat e duhura, organizative, që në ndeshjet e tjera, ky grupim tifozësh të jetë gjithmonë i pranishëm në stadium, në mbështetje të skuadrës shkodrane. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/RIQwq77_VrQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]