Bashkia e Shkodrës po bën maksimumin për ta kaluar Vllazninë në duart e biznesit (privatit), por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Kjo është deklarata e bërë nga kryetarja Voltana Ademi pas pyetjes në lidhje me këtë çështje. Ajo ka siguruar edhe njëherë tjetër se do të bëhet më e mira e mundshme në këtë proces. Vllaznia ka pesë vite që është shndërruar në shoqëri aksionare me kapital 100 për qind të Bashkisë së Shkodrës. Kjo e fundit gjithnjë është munduar të bëjë maksimumin për ta mbështetur atë nga ana financiare dhe, në fakt, Vllaznia ka qenë ndër më korrektet në kampionatin shqiptar në këtë drejtim. Gjithsesi, kjo nuk mjafton, sepse duhen më shumë financa dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm biznesi privat. Kryebashkiakja Ademi kohë më parë qe shprehur se deri në fund të vitit 2016 do të nisë shitja e aksioneve dhe për këtë duhet pritur.

Artikulli paraprakSTRINGIRLS, “ZBUKUROJNË” SHTËPINË MUZE “OSO KUKA”
Artikulli tjetërVLLAZNIA MES PËRGATITORES DHE EMRAVE PËR MERKATON