BRËNDA JAVËS PRITEN TRE FUTBOLLISTË URUGUAJANË. Skuadra e Vllaznisë ditë nw dielë në Mal të Zi ku dhe është duke zhvilluar fazën përgatitore ka realizuar një testim brenda grupit. Në fakt ishte menduar një takim miqësorë me një prej ekipeve të Malit të Zi por që nuk janë paraqitur. Kështu trajneri Baldo Raineri është detyruar të testojë lojtarët e tij në një takim brënda familjes.

Përsa i përket situatës nuk ka asnjë ndryshim apo lëvizje në kampin shkodran. Kjo për arsyen se Vllaznia nuk ka afruar asnjë futbollist për provë gjatë kësaj merkatoje dhe mbetet sërish në pritje të disa afrimeve nga uruguaji. Ndonse në mediat sportive por dhe nga burime pranë drejtuesve të skuadrës flitet për ardhjen e tre futbollistëve cilësore, deri tani nuk ka asnjë gjë konkrete. Drejtuesit e skuadrës shkodrane vijojnë të kenë një bashkëpunim me Alesandro Grigoletto, i cili ka ardhur në Shkodër në kohën e kompanisë Gea Sport por që tashmë është një mik i trajneri Baldo Raineri. Vllaznia ka patur disa kontakte nëpermjet Grigoletos për të bërë disa afrime, burime këto që Grigoleto i ka me menaxherë të tjerë. Kështu menaxherët që kanë sjellë në Shkodër sulmuesin Sebastian Soza kanë premtuar se do të vijnë lojtarë cilësorë . Nga ana e tjetër skuadra është drejt për fundimit të fazës pë rgatitore dhe nuk ka shumë ditë në dispozicion për të konkluduar ekipin për vazhdimësinë e sezonit. Skuadra deri tani ka bërë një afrim dhe ai është Florind Bardulla, ndërkohë që drejt largimit përveç Krujës ë shtë dhe sulmuesi Soza që vijon të pretendojë për rritje rroge. Nga ana e tjetër nuk ka asnjë afrim cilësore, ndaj duhet pritur se çfarë do të bëhet në ditët në vazhdim.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/VVozyDpFOI8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPRIMERA DIVISION, BARÇA NUK ËSHTË NË KRIZË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 1 VJETORI I VDEKJES I ZAMIR SHPUZËS