ÇMIMET SIMBOLIKE PËR BILETAT 300 E 200 LEKË
Ndeshja e javës së tretës mes Vllaznisë e Tiranës do të zhvillohet ditën e enjte në orën 16:00.

Në fakt orari i këtij takimi ka qenë një temë e tejzgjatur diskutimesh. Arsyea ka të bëjë me faktin se tifozët kanë kërkuar që ky takim të zhvillohej nën dritën e prozhektorëve. Edhe drejtuesit e ekipit janë shprehur se kanë bërë një kërkesë në lidhje me orarin. Mëgjithatë në star sport, ku i ftuar ka qenë dhe administratori I klubit Neritan Kalamishi ka theksuar se është gjetur më pas dhe gjuha e përbashkët me fedeartës dhe kompaninë që do të transmetojë live takimin, që orari zyrtar të vendosej ai i pasditës në orën 16:00.
Nga ana e tjetër janë duke u marrë dhe masat konkrete. Fillimisht janë lënë 50 bileta falas për grupimine  tifozave “Vllaznit Ultras”. Ndërsa pjesa e tjetër e biletave do të vijojë me çmimie simbolike prek 300 lekësh të reja në tribunën kryesore dhe 200 lekë në tribunën përballë. Gjithashtu nga tifozët shkodranë pritet një pjesmarrje shumë më e madhe në stadium në mbështetje të ekipit kuqeblu.
Rëndësia që ka mbi vete kjo ndeshje sidomos për ekipin e Vllaznisë, bën që situata në kampin kuqelbu të jetë aq emocionuese por natyrisht dhe me një përgjegjshmëri akoma më të madhe. Fitorja me tiranën do të jepte sinjale pozitive se diçka është punuar në ekip. Në të kundërt çdo rezultat tjetër pritet të zhysë akoma më shumë në kaos ekipin.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/c_uIsHnVEc8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]