Vllaznia ka fituar ndeshjen miqësore përballë Erzenit në shifrat 2-1, takim i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse nuk kishin një kundërshtar të fortë përballë, ky takim me shijakasit shërbeu për të parë lojtarët e rinj që kanë ardhur në merkato tek Vllaznia.

Golin e parë për Vllazninë e shënoi Marku përmes një penalltie në pjesën e parë. Kuqeblutë në minutën e 28-të me anë të Imerit shënojnë golin e dytë. Pas dy minutash maqedonasi Isaevski ndëshkohet me karton të kuq për Vllazninë për protestë ndaj arbitrit. Në fillimin e pjesës së dytë është Çema ai që ngushton diferencën në 2-1 dhe vulos rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç tha se është e vështirë për t’i bindur lojtarët për të ardhur tek Vllaznia edhe për shkak se nuk ka edhe aq shumë para por edhe për shkak të së kaluarës vitet e fundit të këtij ekipi..

Tekniku i Vllaznisë shprehet se skuadra ka nevoj për një sulmues për të finalizuar aksionet.

Sa i përket objektivave për Kupat e Europës, ndryshe nga fillimi trajneri Brdariç deklaroi se është e vështirë pavarësisht se drejtuesit nga ana tjetër pretendojnë një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit. Edhe përballjen me ekipe si Tirana, Teuta, Kukësi apo Laçi që janë aktualisht në Europë i parashikon të vështira.

Vllaznia pritet që të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore duke qenë se ka ende kohë deri më 12 shtator kur nis kampionati.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË MAL TË ZI, “SHQIPTARËT DO JENË FAKTORË”
Artikulli tjetër(VIDEO)ZGJEDHJET NË MAL TË ZI, MESAZHI I MODELES SHQIPTARE EMINA ÇUNMULAJ PËR SHQIPTARËT ATJE: “LUFTONI PËR GJUHËN TUEJ”