Akademia Vllaznia vijon që të prodhojë lojtarë cilësor të cilët më pas janë ose pjesë e ekipit të parë ndërsa shumë të tjerë zgjedhin skuadra të tjera për shumë arsye. Momentalisht dy lojtarë të akademisë U1-5 të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Astrit Premçi dhe Ylad Pirani kanë spikatur jo vetëm gjatë kampionatit. Arval Maliqi është një nga lojtarët e Vllaznisë U-15 i cili është pjesë e kuqebluve që me U-10 dhe deri tani tek U-15 i cili pas ndeshjeve të mira është grumbulluar me kombëtaren e 15 vjeçarëve.

Arval Maliqi fillimisht është thirrur disa herë në zboret e ekipit kombëtar U-15 të Shqipërisë duke luajtur në përballjet ndërkombëtare me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Po ashtu sëfundmi ishte pjesëmarrës në turneun kombëtar të Selanikut që u zhvillua në muajin qershor të këtij viti duke shënuar dy gola.

Maliqi, një lojtar me të ardhme është edhe pjesë e ekipit kombëtar rajonal të U-15, një ekip ky që luan çdo javë ndeshje miqësore ndërsa çdo tre muaj zhvillohen ndeshje nën monitorimin e Federatës Shqiptare të Futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare rajonale të Tiranës, Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Shkodrës.

Maliqi është mesfushor krahu dhe i qendrës tek Vllaznia U-15 por edhe ekipi kombëtar ndërsa nga të dhënat që ka është mëngjerash por driblon me të dy këmbët ndërsa ka një gjuajtje të mirë dhe godet me forcë nga distanca 25 metër. Po ashtu ka aftësi të mira teknike dhe dribluese të kundërshtarëve ndërsa ka shpejtësi në depërtimet në zonën e kundërshtarit pa harruar lojën me topat e gjatë, pasimet e sakta dhe organizimin e lojës.

Trajneri Premçi e ka caktuar edhe në gjuajtjen e penalltive dhe goditjet standard. Arval Maliqi ka shënuar 12 gola në kampionatin rajonal të U-15 ndërsa ka marrë çmimin si “Lojtari i Perspektivës” nga FSHF duke qenë se spikat në ndeshjet deçizive duke shënuar gola vendimtar për Vllazninë e 15 vjeçarëve.

 

 

Artikulli paraprakDREJT PËRFUNDIMIT RRUGA “UDHAKRYQ”
Artikulli tjetërBRAZILI FITON PAS 12 VITESH KUPËN E AMERIKËS SË JUGUT