Ndryshe nga Vllaznia A, shkodranët e vegjël shkëlqejnë. Fjala është për Vllazninë e 19 vjeçarëve që ja kanë dalur të ngrejnë lart trofeun e Kupës së Shqipërisë për moshat deri në 19 vjeç.

Shkodranët mundën në finale Shkëndijën e Tiranës me rezultatin e thellë 4-0. Fituesi u pa që në 45 minutat e para, pasi djemtë shkodranë arritën të shënonin 3 herë brënda pjesës së parë.

Ka qënë Gruda ai që ka zhbllokuar takimin, pasi u tregua i saktë nga 11 metra larg. Dyfishimi nuk vonoi me Qardaku që shënoi një eurogol pas gjysmë ore lojë ndërsa Fikaj garantoi  fitoren.

Në fraksionin e dytë, kishte vend dhe për golin e Lisaj, me këtë të fundit që kompletoi pokerin. Përfundimisht 4-0 dhe djemtë e  Vllaznisë U19 ngrejnë lart trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Pas avantazhit të Vllaznisë dhe mbetjes së Shkëndijës me 10 lojtarë gjithçka mori fund, pasi diferencat ishin të mëdha dhe pas golit të dytë u bë gjithçka e thjeshtë, aq sa pjesa e dytë ishte si një stërvitore.

Artikulli paraprakGRABITJA NË LEZHË, HAJDUTËT MBYTEN EDHE QENIN E SHTËPISË
Artikulli tjetër32 VJEÇARI PREJ ORËS 12 MBI SHTYLLËN E TENSIONIT TË LARTË DHE NUK ZBRET