Akademia e Vllaznsië prej disa ditësh ka nisur seancat stërvitore për sezonin e ri, dukë bërë kështu dhe disa lëvizje tek stafi teknik. Ekipi U-19 këtë sezon do të drejtohet nga Albert Kaçi dhe Edmond Doçi, trajnerë këta që sezonine kaluar kanë drejtuar ekipet e Akademisë të moshave. Ato kanë marrë besimin e drejtuesve dhe përgjegjësve të akademisë për të nxjerrë kampion, një prej ekipeve që vitet e fundit ka njohur vetëm suksese.

Këtë vit, ekipi U-19 u vendos në qendër të vëmendjes për vetë faktin se furnizoi me element cilësorë skuadrën e parë të Vllaznisë, por duke zhgënjyer përsa i përket titullit kampion. Tashmë sezoni i ri do të jetë një tjetër test për trajnerët e rinj por në të njëjtën kohë për të parë dhe elementin që është duke u rritur. Ditë e enjtë do të ketë një ndeshje miqësore mes ekipit U-19 të Vllaznisë dhe Otrant një ekip nga Mali i Z. Në krahasim me ekipin U-19, 17 vjeçarët e Vllaznisë janë pa trajnerin e parë. Kjo vjen disi çuditshëm pasi sezonin e kaluar ekipi u drejtua nga Alban Volumi e Nikolin Leka. Largimi i Lekës drejt ekipit të femrave të Vllaznisë ka bërë që Volumi të mbetet vetëm por pa marrë akoma emërimin si trajner i 17 vjeçarëve. Drejtuesit e Akademisë kanë vendosur vetëm zv.trajnerin që do të jetë David Lleshi. Ndërsa për tkenikun e parë akoma nuk është marrë asnjë vendim. Sigurisht në opinionin sportiv kjo vonesë në gjetjen e trajnerit lë shumë për të dyshuar kur dihet që Volumi është një ndër teknikët më të suksesshëm të kësaj akademie. As trajneri vetë n uk di të japë një përgjigjë, ndërsa interesimit të Star Plus drejtuesit janë përgjigjur që Volumi nuk është larguar por skanë marrë një vendim. Ndaj duhet pritur edhe pak ditë për të parë trajnerin e ekipit U-17 dhe vperimin që do të bëjnë drejtuesit më të lartë të akademisë së Vllaznisë.

Artikulli paraprakSHUHET AKTORI I NJOHUR ELEZ KADRIA
Artikulli tjetërNga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit